“WizzAir” ulet në aeroportin e Kukësit, Rama me dy ministret bëjnë udhëtimin e parë

Pas testimeve të kryera kompania WizzAir ul avionët e parë në aeroportin e Kukësit. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 4 destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës fillimisht nga dy herë në javë. Në ceremoninë që po zhvillohet në ambientet e aeroportit të Kukësit është e pranishme ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrja Elisa Spiropali. Ka qenë kryeministri Rama me dy ministret që ka kryer udhëtimin e parë.

“Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë”, shkruan Rama.

Të Fundit