Vuçiç për ‘Open Balkan’: Amerika e përkrah, evropianët kanë rezerva sepse nuk kanë timonin – Stop
Lajme, Të Gjitha

Vuçiç për ‘Open Balkan’: Amerika e përkrah, evropianët kanë rezerva sepse nuk kanë timonin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për “Happy Tv” ka folur edhe një herë për takimet me kreun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiç ka thënë se është shumë e papërshtatshme të flasësh me Kurtin, megjithatë thotë se është më e lehtë, sepse sipas tij, Kurti s’dëshiron të diskutojë për asgjë.

“Ju e shihni që dikush nuk është i interesuar të flasë për të ardhmen, sepse ai nuk është i interesuar për një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiç.

Tutje presidenti serb ka folur edhe për idenë e “Open Balkan”, duke thënë se është një ide fantastike. Ai thotë se kanë mbështetjen e SHBA-së nga fillimi, derisa shton se shtetet evropiane kanë rezerva sepse nuk janë duke e drejtuar nismën.

“Open Balkan” është një ide fantastike, është ide fantastike për Ballkanin, njerëzit kanë ëndërruar për një gjë të tillë për më shumë se një shekull e gjysmë. Disa kanë vuajtur si pasojë e një ideje të tillë.

Ne s’kemi pse i shërbejmë askujt, ne duhet të respektojmë fqinjët tonë. Edi Rama dhe unë qeshim kur i dëgjojmë komentet e atyre se pse s’duan t’i bashkohen idesë së “Open Balkan”.

Por ne kurrë nuk do t’i ndjekim. Kush do, do, kush nuk do, nuk do. Amerika e ka përkrahur një projekt të tillë që nga fillimi dhe jam shumë mirënjohës. Derisa evropianët kanë rezerva, sepse nuk qëndrojnë prapa timonit.

Ne mund të bëhemi makineri e zhvillimit ekonomik në BE. Ballkani do të ketë normën më të lartë të rritjes në vitin e ardhshëm përsëri”, ka thënë Vuçiç.

 
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *