Vrau ish-gruan 19-vjeçare për xhelozi dhe i plagosi babain, 40 vite burg për shqiptarin në Mal të Zi

Shqiptari i cili në shtator të 2021 vrau ish-bashkëshorten e tij 19-vjeçare si dhe plagosi babain e saj është dënuar me 40 vite burg.

Gjykata e shkallës së parë në Podgoricë dënoi Ilir Gjokaj me 40 vjet burg për vrasjen e Shejla Bakijës (19-vjeçare) dhe plagosjen e babait të saj Shabanit, në fushën e Karabushkos në Tuzi.

Sipas gjykatës së shkallës së parë ai u dënua me 40 vjet burgim për vrasje të rëndë, 4 vjet për vrasje në tentativë dhe plagosje të Shaban Bakijës dhe një vit burg për armëmbajtje pa leje, por me pas gjykata vendosi një dënim të unifikuar me 40 vjet burgim.

Sërgjan Leshkoviç, avokati mbrojtës i Gjokajt, u tha gazetarëve pasi gjykata shpalli vendimin sot, se aktgjykimi është sjellë nën presion. Ai theksoi se në këtë procedurë nuk është paraqitur asnjë provë e mbrojtjes dhe se gjykata i hodhi poshtë të gjitha provat e mbrojtjes.

“Sigurisht që mbrojtja do të parashtrojë ankesë, aq më tepër që çdo kërkesë për paraqitjen e provave është refuzuar. Besoj se provat që i kemi propozuar, nëse do t’i kishim paraqitur, aktgjykimi me siguri do të ishte ndryshe”, – përfundoi Leshkoviç.

Avokatja Tijana Zhivkoviç, përfaqësuese e familjes së viktimës, u tha gazetarëve se aktgjykimi është një lloj satisfaksioni për familjen. Ajo beson se aktgjykimi është i bazuar në prova.

Të Fundit