Konsumoi fostoksinë, humb jetën 71-vjeçari në Pukë

Një 71-vjeçar në Pukë ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan i Vogël.

Viktima është identifikuar si N.N., njofton policia.

“Mbasditen e sotme, shtetasi N. N., 71 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrë

Të Fundit