Vrau e 27-vjeçarin shqiptar në Itali, autori: E vrava se më ofendoi

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e së 27-vjeçarit shqiptar Santino Xhyra më 11 marsit në Bari të Italisë. Autori i krimit, 39-vjeçari Shaban Fejza është shprehur për autoritetet se e qëlloi me armë për vdekje pasi Xhyra e kishte ofenduar.

Përpara hetuesve, Shaban Fejza deklaroi se kishte patur konflikt verbal me Santino Xhyrën dhe pretendon se viktima e ofendoi, për këtë arsye shkoi të merrte armën dhe u rikthye të banesa e 27-vjeçarit duke e ekzekutuar.

Konflikti kishte lindur për banesën ku jetonte Santino Xhyra së bashku me një shokun e tij shqiptar. 27-vjeçari kishte të pashlyer pagesën e qirasë, dhe të njëjtën banesë kërkonte ta merrte me qira Shaban Fejza. Apartamenti është në pronësi të xhaxhait të viktimës, dhe sipas shtypit italian, Shaban Fejza kishte shkuar tek Xhyra që t’i kërkonte t’i paguante qiranë e pashlyer xhaxhait të tij dhe të lironte banesën.

27-vjeçari kishte patur fillimisht debat verbal me xhaxhain që banon një kat më sipër. Më pas në apartamentin e Santino Xhyrës kishte shkuar Shaban Fejza dhe të dy u konfliktuan. 39-vjeçari e goditi në fytyrë, ndërsa Xhyra iu kthye me grusht. Kjo e revoltoi Shaban Fejzën dhe shkoi të merrte armën.

Pasi u rikthye te banesa e Santino Xhyrës, e qëlloi me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Krimi ndodhi në prani të shokut të Santino Xhyrës, që jetonte në të njëjtin apartament. Ai i tregoi policisë gjithçka kishte parë dhe kush ishte autori. Këto informacione ndihmuan në kapjen e Shaban Fejzës brenda pak orëve.

Të Fundit