Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë “Rolex-in”, ky është autori i arrestuar pas 7 vitesh

Policia e Shtetit ka arritur të konfirmojë dhe provojë se 16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 2015 është vrarë.

Autori i dyshuar është Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

Cenaj është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës.

Ishte vetë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati i cili në një deklaratë për mediat tha se eshtrat dhe mbetjet kockore humane që u gjetën disa kohë më parë, pas ekspertimit biologjik, rezultuan se i përkisnin të zhdukurit 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj.Policia konfirmon se ndalimi tij Cenajt është bërë pasi më datë 18.05.2015, Kristjan Cenaj dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Në konferencën për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati thotë se autori i dyshuar e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por shton se Policia dhe Prokuroria kanë prova të cilat dëshmojnë fajësinë e tij.

Të Fundit