Vrasja në Vlorë, ky është 58-vjeçari që u ekzekutua në hyrje të banesës së tij

Ky që shihni në foto është 58-vjeçari Renato Fredi Hoxhaj, i cili mbeti i vrarë të dielën në qytetin e Vlorës. Ai u godit me plumba tek shkallët në hyrje të banesës së tij.

Sipas informacioneve, ka qenë bashkëjetuesja e tij, e cila ka dëgjuar të shtënat dhe më pas e ka gjetur të vrarë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

58-vjeçari ishte i divorcuar prej vitesh dhe kishte dy fëmijë të rritur. Ai punonte si roje objekti ndërkohë që u vra sapo po kthej nga puna në banesën e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të së dielës.

Nga banorët e zonës, ai njihej si një njeri i mirë dhe pa probleme. Sipas hetimeve, ai është goditur nga afër, tek shkallët në hyrje të banesës. Autorët e kanë qëlluar me tre plumba ndërsa të shtënat i ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Pas ngjarjes, është ngritur një grup hetimor i posaçëm dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Po ashtu, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të krimit.

Një moment prekës pas atentatit ka qenë edhe momenti kur qeni i 58-vjeçarit ishte duke kërkuar gjithandej për të, ndërkohë që ky moment nuk ka shpëtuar nga vëmendja e gazetarit të Euronews, Algert Harizaj.

Të Fundit