Vrasja në Memaliaj/ Merren në pyetje 12 persona, familjarë dhe dëshmitarë: S’kemi dijeni për konfliktin

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Memaliaj, ku një konflikt mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj. Autor i dyshuar i ngjarjes është 29-vjeçari Donaldo Nela. Gjatë incidentit është plagosur edhe vëllai i tij, Dali Nela, 25 vjeç, në rrethana që ende të paqarta.

Sipas raportimeve, i riu ka marrë katër plumba: dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.

Po ashtu, pritet që në pyetje të merret edhe i plagosuri Dali Nela, pasi të dalë nga narkoza.

 

Të Fundit