Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë.
Një 17-vjeçar shqiptar u dorëzua pranë autoriteteve, duke deklaruar se kishte ekzekutuar një njeri. Ai i çoi policët pranë vendit të krimit.
Shumë pranë një prej parajsave më të famshme të saunës në Gjermani, policia gjeti kufomën e një personi. Ai ishte ekzekutuar me një plumb në kokë.
Sipas gazetës BILD, autoritetet kanë arritur të identifikojnë viktimën.
Bëhet fjalë për një shqiptar 27-vjeçar, i cili nuk kishte një adresë permanente, por ishte i njohur për policinë.
Hetuesit po hetojnë për motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.
Por misteri është shtuar për shkak se vendi ku u gjet trupi, nuk është vendi ku është kryer krimi. Sipas autoriteteve, shqiptari është vrarë në një vend tjetër, ndërsa trupi është hedhur pranë parajsës së saunës më vonë.
Të martën në mëngjes, qindra forca policore kanë krehur zonën për të kërkuar për armën e krimit.
Ende nuk dihet nëse ata kanë gjetur pistoletën e krimit. Por reporterët e BILD kanë fotografuar momentin kur policët gjetën një targë makine.