Shqipëria feston 79-vjetorin e Çlirimit

Dita e sotme shënon 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi i Gjermanisë naziste.

Në përkujtim të kësaj dite, pritet që krerët e shtetit të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit në nder të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera, të cilat në Tiranë kulmojnë të ashtëquajturën Nata e Bardhë dhe koncertin e madh në mbrëmje.

Këtë datë politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me urimin për festën e Çlirimit të Shqipërisë, ju ka uruar të gjithëve një ditë të paqtë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan: Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e madhe të Çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë.

 

Të Fundit