Vrasja e çftit të bashkëshortëve në Balldren, shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar, ja motivi i ngjarjes

Policia ka shpallur në kërkim tre persona në lidhje me atentatin e ndodhur dje në Balldren, ku u vranë në makinën e tyre çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Arben Nasufi, bëri me dije përmes një konference për mediat, se tre autorët e dyshuar janë identifikuar, dhe janë shpallur në kërkim.

Po ashtu ai u shpreh se dyshohet që motivi i ngjarjes të ketë qenë hakmarrja. Sipas policisë dyshohet se një automjet tip “Audi” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e shtetasit Kreshnik Mujeci, dhe një tjetër automjet i ka prerë rrugën, duke qëlluar me breshëri armësh në drejtim të burrit dhe gruas së tij.

Të Fundit