“Stop” ka udhëtuar në Vranisht të Vlorës për një rast të pazakonë, ku janë përfhsirë 3 punonjës policie të Himarës, David Fakaj, Isa Jacaj, Alen Llanaj dhe kryeplaku i fshatit Haredin Shkurtaj. I gjithë konflikti, që degradoi në dhunë, nisi për bllokimin e një rruge me një portë metalike me tela. Policia pretendonte, se porta ishte vënë nga vellezrit Varfaj, por rezultoi, se ishte vënë nga komshiu.Në këtë moment, kur njëri nga vëllezërit Inajet Varfaj, i kërkoi policisë të mbajë proces verbal, u kuptua, që situata ishte e sajuar. Kur i akuzuari nxorri telefonin, për të regjistruar ngjarjen, policët u sulën për të marrë telefonin, për të fshirë videon dhe dhunuan dy vëllezërit, duke shtyrë e hedhur në tokë edhe babain e tyre 91 vjec.Mujet dhe Inajet Varfaj tregojnë për “Stop” detajet e ngjarjes.Pas dhunës, policët arrestuan një nga vëllezërit, Mujet Varfajn, pasi Inajeti doli nga dritarja bashkë me telefonin. Po atë ditë, 3 policët bënë kallzim në komisariatin ku punonin, në Himarë, sikur u dhunuan nga vëllezërit Varfaj.
Pas dy ditësh familjarët konstatuan, se ditën e ngjarjes ishin zhdukur edhe 3.75 milionë lekë, që dyshojnë, se i kanë i kanë marrë policët.
- +355 67 220 8888
- [email protected]