Dërgohet për gjykim dosja për katër të miturit, të cilët në muajin maj të këtij viti, vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh.
Mësohet se dosja është pranuar nga gjykata me të gjitha akuzat që ka kërkuar Prokuroria.
Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes që jo të gjithë të miturit të gjykohen për “vrasja në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, kërkesa është refuzuar dhe gjykimi vijon me të njëjtën akuzë për të katër të akuzuarit.
Në gjykatë ishin të pranishëm edhe familjarët e të akuzuarve dhe nëna e viktimës.