Ndahet nga jeta shkrimtari, poeti dhe pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Musa Yshka

Letërsia shqiptare është në zi. Një nga përfaqësuesit e denjë të saj, poeti Musa Vyshka, ka mbyllur sytë në moshëm 81 vjeçare.

I lindur në 1942 në Elbasan, Vyshka i përket një ndër plejadave më të shkëlqyera të krijuesve shqiptarë. Ai u diplomua në degen “Gjuhe-Letersi” në Tirane 1960-1964.

Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit Musa Vyshka ishte pedagog i Letërsisë dhe ka ushtruar profesionin e gazetarit.

Në vitet 1981-1991 ai ishte Kryetar i Deges se Shkrimtareve te Elbasanit dhe libretist në Teatrin “Skampa”.

Në vitin 1992 Musa Vyshka u kthye në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan, si shef katedre i
Letërsisë deri me 2002 kur doli në pension.

Gjatë aktivitetit të tij, Vyshka ka lënë gjurmë si autor i dhjetra librave me poezi, por edhe me tregime.

Ai do të mbahet mend edhe si gazetar me themelimin e gazetës “Fjala e lire”.

Më 2022-en Musa Vyshka është nderuar me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”.

Të Fundit