Kryeministri Edi Rama po zhvillon paraditen e së dielës një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik në kuadër të takimeve më diasporën.
– Advertisement –
Në fjalën e tij Rama foli edhe për protestën e paralajmëruar nga ekstremistët grekë kundër vizitës së tij në Selanik.
Teksa i cilësoi fosile të së shkuarës, Rama tregoi se është kërcënuar në adresën e tij për një term që ka vdekur me kohë si Vorio Epiri.
“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju. Me fletushka dhe me parulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje në adresën time, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo spazëm e çdokujt në Shqipëri, që i ushqen. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekullin e 21. Këto janë fosile për gjynah, nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj”, tha Rama.