Huma Abedin dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, u martuan ketë fundjavë në një ceremoni private në rezidencën e tyre ne Water Mill, New York.
Dasma perfshiu dy rite, mysliman dhe hebre, ndërsa në festë morën pjesë figura te larta si Hillary dhe Bill Clinton, Kamala Harris, Nancy Pelosi dhe Anna Wintour.
Në dasmë ishte edhe kryeministri Rama.
Ai u shfaq me një kostum ngiyre pana, këmishë të bardhë dhe papion burgundy në dasmën që ka mbledhur emra të njohur ndërkombëtarë.
Edhe pse nuk ka ndare vetë foto ne rrjetet sociale, pamja e tij nuk i shpëtoi aparatit të Vogue, që dokumentoi momentin me vemendje ndaj detajeve.
“Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… ajo përfshinte një thënie rreth preferencës për vejushat mbi të divorcuarat. Duhej të ishe aty!”, shkruan Vogue.
Huma Abedin veshi dy fustane te personalizuara nga Givenchy dhe Erdem. Në vend të dhuratave, të ftuarit bënë donacione për bamirësi.