Vogëlushja 4 vjeçe gjendet te Liqeni Artificial, policia apel për të gjetur familjarët

Një vajzë e vogël është gjetur e vetme te Liqeni Artificial në Tiranë, duke bërë që policia të bëjë apel për të gjetur familjen e saj.

Në njoftimin për mediat thuhet se:

Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Të Fundit