Lumi Vjosa Park Kombëtar, Leonardo Di Caprio: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Qeveria e Shqipërisë e ka shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit shqiptar më 13 mars dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ndërkohë, dje më 15 mars Vjosa si Park Kombëtar u zyrtarizua.

Për këtë ka reaguar dhe aktori Leonardo Di Caprio, i cili ka lobuar shumë në arritjen e këaj ditë.

“Është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!” shkroi ai në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar nënkupton se nuk do të lejohet asnjë ndërtim që cenon lumin, përfshirë këtu edhe hidrocentralet që kanë shkaktuar debat në madh në Shqipëri, por kanë sjellë edhe reagimin e disa organizatave ndërkombëtare.

 

Të Fundit