Vodhi lekët në karburantin ku punonte, policia në kërkim të 38-vjeçarit

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar, pasi ka marrë lekët e xhiros ditore në karburantin ku punonte dhe është larguar.

Burime policore bëjnë me dije se ka shpallur në kërkim shtetasin H.K, 38 vjeç banues në Fier.

Sipas bluve, duke qenë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ai ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Të Fundit