Vodhi dhi në Rodos, dënohet me 8 vite burg shqiptari

Një 35-vjeçar i cili vodhi disa dhi është dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë nga Gjykata Pesëanëtarëshe e Apelit të Dodekanezit, ndërsa 43-vjeçari, i akuzuar si bashkëpunëtor i tij është dënuar me 10 vjet burg dhe 7000 euro gjobë.

Rasti ka nisur në janar të vitit 2010 kur në AT Ialyssos u raportua se autorë të panjohur kanë hyrë në një stallë në Keramidenia në Pastidë në orët e para të datës 5 janar dhe kanë marrë një sharrë elektrike me motor dhe katër kafshë.

Konkretisht, autorët kanë marrë dy dhi dhe dy keca, të cilat pasi i kanë therur dhe pastruar, i kanë hedhur lëkurat dhe të brendshmet në një përrua aty pranë.

Perikos ka raportuar se është takuar në vendin ku ndodhet stalla me një makinë pasagjerësh të kuqe, ndërsa pasoi një ndjekje drejt zonës së Pastidës.

Viktima u ankua gjithashtu se Pashkët e kaluara, një i njohur i tij shqiptar kishte sjellë si ndihmës për therjen e dhive një bashkatdhetar, i cili kishte një makinë me karakteristikat e mësipërme dhe që banonte në Paradisi.

Ndërkohë, policia ka lokalizuar makinën e të akuzuarit të parë në “rrugën I” dhe bëri shoqërimin e tij  në gjykatë, shkruan protothema.

Në komisariatin e Ialysos, ai u identifikua nga banori si drejtuesi i makinës që hyri në stallën e viktimës, ndërsa nga këqyrja konstatuan shumë pika gjaku të tharë në parakolpin e pasmë dhe në pjesën e përparme.

Nga kontrolli i makinës u zbuluan qime dhie, njolla gjaku të thara, një thikë me dorezë druri dhe uniformë pune me gjak dhe copa mishi në një qese najloni.

Në banesën e bodrumit të të huajit u gjet gjak në murin sipër dritës së banjës, një palë çorape dhe një palë pantallona të zeza me njolla gjaku.

Nga hetimet paraprake që vijuan, u identifikua edhe autori i dytë në shtëpinë e të cilit u gjetën veglat dhe thikat e kasapit

Të Fundit