Vodhën shkollën e mesme në Malësinë e Madhe, autorët morën kompjutera dhe laptopë

Shkolla e mesme “Gruemire” në Malësinë e Madhe ka rënë pre e vjedhjes.

Autorët, ende të paidentifikuar kanë marrë një kompjuter, dy laptopë, monitorë të sallës së kompjuterave dhe një projektor.

Drejtuesit kanë konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm kur kanë shkuar në shkollë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se autorët, të cilët ende nuk dihet se sa kanë qenë, kanë hyrë nga mjediset e shkollës 9-vjeçare.

Zardhja e ngjarjes vështirësohet nga fakti se shkolla nuk ka kamera. Pas hetimeve fillestarve rezulton se nuk janë prekur regjistrat dhe amzat e shkollës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Sakaq, më vonë pritet edhe një komunikim zyrtar nga unfiormat blu të Shkodrës.

Të Fundit