STOP-EMISIONI 67 (Sezoni 9) 5 Dhjetor 2023- Iu sul grupit te xhirimit, Ministri Manja mbron noteren agresore

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/WW9Y9uj5W_c?si=ROhr0J5tSBjjWlTL” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

Në shkurt 2022 noterja e Tiranës Majlinda Lleshi, u filmua duke dhunuar grupin e xhirimit të emisionit “Stop”, gazetarin Genci Angjellari dhe operatorin Gert Hoxha. Gjithcka ndodhi gjatë investigimit të një denoncimi të një qytetareje nga Borshi, e cila pretendonte për falsifikimin e një testamenti nga ana e noteres Lleshi.Në vendin e incidentit shkuan forca të komisariatit numër 2, por prokurori Albert Demirneli e quajti normale situatën dhe e la të lirë noteren agresore.Nga ana tjetër, ministri i drejtësisë Ulsi Manja, ngriti një grup inspektimi, që do të vendoste cfarë masash do të merrte ndaj noteres Lleshi. Dhuna kategorizohet si e pafalshme në ligj dhe noterit i pezullohet licensa. Nëse dhuna ka sjellë pasoja të rënda, noteres i hiqet licensa. Por ministri Manja në shkelje të ligjt ka aplikuar masën administrative gjobë në vlerën 3 milionë lekë të vjetra, duke nxitur dhe legjitimuar dhunën e noterëve ndaj medias.Majlinda Lleshi e ankimoi gjobën, në mënyrë, që të mbronte licensën.Por gjykata gjykata, jo vetëm rrëzoi ankimimin e noteres, por edhe evidentoi, se ministri i drejtësisë e ka aplikuar masën në kundërshtim me ligjin, duke legjitimuar dhunën.

Për masën qesharake, gjobë 3 milionë lekë, që ministri Manja aplikoi ndaj noteres Majlinda Lleshi, që dhunoi grupin e xhirimit të “Stop”,ne u përballëm me vetë kreun e drejtësisë.Ai shmanget, duke përdorur si mburojë aktivitetin, ku po merrte pjesë.Nga ana tjetër Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burgim noteren Majlinda Lleshi, për dhunën ndaj grupit të “Stop”.Hetimet janë ndjekur nga prokurori i Tiranës Naim Tota, i cili pasi verifikoi rastin e dhunës, vendosi të marrë të pandehur noteren Majlinda Lleshi, për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.Në përfundim të gjykimit, prokurori Tota i kërkoi gjykatës deklarimin fajtore dhe dënimin me 1 vit burgim për Majlinda Lleshin. Të njejtën masë dënimi vendosi edhe gjyqtarja e cështjes, Vjollca Spahiu.

Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta në moshën 75 vjecare, aktori i njohur, nderi i kombit, Mirush Kabashi. Ai do të mbahet mend për mbi 100 role në film e teatër, si dhe interpretimet poetike, mes të cilave “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.

Të Fundit