Shkolla e mesme “Gruemire” në Malësinë e Madhe ka rënë pre e vjedhjes.
Autorët, ende të paidentifikuar kanë marrë një kompjuter, dy laptopë, monitorë të sallës së kompjuterave dhe një projektor.
Drejtuesit kanë konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm kur kanë shkuar në shkollë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se autorët, të cilët ende nuk dihet se sa kanë qenë, kanë hyrë nga mjediset e shkollës 9-vjeçare.
Zardhja e ngjarjes vështirësohet nga fakti se shkolla nuk ka kamera. Pas hetimeve fillestarve rezulton se nuk janë prekur regjistrat dhe amzat e shkollës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Sakaq, më vonë pritet edhe një komunikim zyrtar nga unfiormat blu të Shkodrës.