Vodhën një pulë nga koteci, dënohen me 750 euro tre të akuzuarit

Tre persona në Prizren janë dënuar me një gjobë prej 750 eurosh, pasi dyshohet se kanë vjedhur një pulë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në komunën e Prizrenit në janar të 2018-ës.

Tre të dyshuarit me inicialet S.L., N.M. dhe R.L., akuzohet se kanë vjedhur pulën në kotecin e shtetasit me inicialet A.F. Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë.

Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të 16 dhjetorit të vitit 2019 nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi, pasi paraprakisht të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.

Të Fundit