Vodhën kornizat duralumini të dritareve e një tub metalik, arrestohen 2 hajdutët në Durrës

Vihen në pranga 2 persona, autore te disa vjedhjeve ne Durres.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit S. M., 25 vjeç dhe D. Gj., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në një pallat të dëmtuar nga tërmeti.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

•Më datë 09.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në banesën e shtetasit G. K;
•Më datë 14.06.2022, dyshohet se kanë vjedhur një tub metalik në një shkollë publike.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka kundërshtuar me forcë dhe i ka shkaktuar dëmtime, punonjësit të Policisë, shtetasit L. F.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. B., 57 vjeç, banues në Shijak, punonjës i OSHEE-së, pasi dyshohet se ka një mospërputhje midis sasisë së energjisë elektrike të harxhuar nga një subjekt dhe sasisë së faturuar për të nga punonjësi i OSHEE-së.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. O., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të Fundit