Vodhën ikona e piktura me vlerë 1.5 milion euro, Gjykata lë në burg të arrestuarit

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy të arrestuarit që vodhën ikona e piktura me vlerë 1.5 milion euro.

Bëhet fjalë për Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera”

Gjyqtare e çështjes është Miranda Nakaj, prokuror Elvis Alliaj ndërkohë që i akuzuari Kalemi mbrohet nga Ermal Hamataj kreu i dhomës së avokatisë Fier.

Në seancën e zhvilluar i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat.

Gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve t’u jepet masa arrest me burg.

Të Fundit