Vlorë/ Vajza rrëzohet nga ballkoni i hotelit, ishte me të dashurin në dhomë

Një vajzë është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një hoteli në qytetin e Vlorës, ku ishte së bashku me të dashurin e saj, një shtetas kosovar, 29 vjeç.

Gjatë kontrollit në dhomën ku çifti po rrinte, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabis sativa, një sasi ekstazi dhe një peshore elektronike. Ndaj tij, policia nisi një procedim penal në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Të Fundit