Vlorë, shtëpia e amortizuar rrezik për qytetarët, faji mbetet jetim. 24 maj 2018


Një shtëpi e shkatërruar në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë është shndërruar në rrezik për banorët aty pranë dhe kalimtarët.Bashkia e qytetit është mjaftuar me vënien e një tabele njoftuese për rrezikun.Në Inspektoriatin e Ndërtimit thonë, se për të vepruar, duhet që më parë, të marrë vendim zyra e emergjencave civile.Nga ana tjetër kreu i emergjencave, Ardian Vreshtazi, ngre pretendimin, se nuk po gjendet pronari i banesës së amortizuar, për t’i komunikuar prishjen e saj.Gazetari i “Stop” e gjeti pa vështirësi vëllain e pronarit, i cili shpreh, se nuk kishte asnjë lloj dijenie, por ishte dakord me shembjen e banesës problematike.

Të Fundit