Vlorë, kur bashkia të hyn në bace, “Stop” zgjidh problemin e qytetarit 24 tetor 2018

Bashkim Elbasani, nga lagjia “Pavarësia” në Vlorë denoncon në Stop, se bashkia e qytetit i ka dhunuar dhe marrë pronën, pasi ai jeton në Francë.Komshinjtë në Vlorë e kanë njoftuar, se në vend të baces së tij po bëhet rrugë. Bëhet fjalë për 150 metra katrorë pronë me dokumenta të rregullta.Bashkim Elbasani është interesuar në bashki, IMT, ka bërë kallzim në polici dhe cështja ka vajtur edhe në prokurori.Më pas i shkroi dhe bashkëqeverisjes me qytetarët, por edne asgje, vec përgjigjes, që muri duhet të kthehet aty ku ishte. Shpresa e vetme i mbeti “Stop”-i.Gazetarja e emisionit, “iu qep” zyrtarëve të bashkisë, derisa mori përgjigjen, se punimet u pezulluan dhe muri do të shkojë në vend brenda javës.

Të Fundit