Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët, shoqërohet nga policia

Përgjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në këshillin bashkiak të Vlorës janë futur në brendësi të saj dy të rinj.

Një prej tyre është futur në mbledhje e këshillit bashkiak duke u konfliktuar dhe me këshilltarët. Ai ka nisur të debatoje me këta të fundit, të fyejë dhe shajë ata.

Ka ardhur menjëherë policia e shtetit dhe ka bërë të mundur largimin e dy të rinjve nga ambientet e këshillit bashkiak dhe shoqërimin e tyre për në polici.

Siç mësohet të rinjtë të cilët kanë reaguar për shkak se ju është shembur banesa në zonën pranë portit detar për shkak të një projekti rehabilitues aty dhe kanë mbetur pa shtëpi.

Të Fundit