Vlore/ Firma e banakierit te lokalit, e falsifikuar, dalin deshmite kontradiktore-Stop-21 Prill 2021

Në lokalin “Bar kafe Rei” ka punuar si kamarier edhe Lulëzim Kopaçi. Ai ka deklaruar në Prokurori, se është paguar nga Adhurimi në fillim, e më pas nga Marigleni.Por ai pohon, se Marigleni është hallexhi si ai vetë.Në QKB punonjësi shprehet, se Nipti për të cilin bëhet fjalë, nuk është hapur tek ai, ndërsa ekspertiza provon, se firma nuk është e Mariglenit.Së fundmi emisioni “Stop” iu drejtua Drejtorisë së Tatimeve dhe Taksave Vendore të Bashkisë së Vlorës. Përgjegjësi u shpreh, se nuk e dinte, që ai ishte Marigleni, pasi zakonisht shkonte Adhurimi me kartën e Mariglenit.Prokuroria e Vlorës duhet të rinisë hetimet, pasi deklaratat e bëra me dije për emisionin Stop, kanë nxjerrë në dritë detaje, që bien në kundërshtim me ato që janë dhënë në prokurori.

Të Fundit