Vlorë/ Ceremoni përkujtimore për 5 Majin, nderohen Dëshmorët e Atdheut

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, në qytetin e Vlorës u zhvillua sot një ceremoni përkujtimore pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Autoritete vendore e qëndrore, përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizata të veteranëve dhe familjarë të dëshmorëve morën pjesë për të nderuar kujtimin e atyre që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Ceremonia u shoqërua me vendosjen e kurorave me lule, interpretim të Himnit Kombëtar dhe momente të reflektimit për sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve në historinë e Shqipërisë.

Të Fundit