“Vjosa, Park Kombëtar”, Meta: Nxis autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, shqiptarët të solidarizohen

Presidenti Ilir Meta kujton Ditën Botërore të Ujit, ku në një mesazh në “Facebook” inkurajon të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.

Kreu i Shtetit thekson se Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane dhe për këtë arsye “i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve”.

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.
Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë , por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës , në Bruksel , Berlin  dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: VJOSA PARK KOMBËTAR TANI!
Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve.
E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË! ”, shkruan Meta.

Të Fundit