“Vjosa, egërsira e fundit lumore!”, Rama: Nuk do të hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura të Europës

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me ekspertë të organizatës së njohur amerikane ‘Patagonia’ , për të cilën thotë se në koordinim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit nis një hap i rëndësishëm për të shpallur Vjosën, lumin e fundit të egër në Europë, “Park Kombëtar”.

“Të thuash për Vjosën Park Kombëtar është një fjalë gojë pasi në atë gjatësi shtrihet një popullsi e tërë që ka nevojë për një horizont zhvillimi ekonomik dhe social. Kur na thonë që ky është lumi i fundit, bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë e tjerë të egër i kanë zbutur, për veten e tyre, kurse këtu e duan të egër, ne nuk jemi kundra, por këta që e duan Vjosën të egër duan të kenë parasysh që ne nuk mund të ndërtojmë një rezervat, por një hapësirë për një zhvillim që mbron mjedisin dhe ushqen shëndetshëm gjeneratat”, tha ai.

Të Fundit