Vjehrri denoncon largimin e nuses së djalit: Iku para 20 ditësh, braktisi fëmijët

Një 66-vjeçar ka denoncuar në policinë e Cërrikut se nusja e djalit të tij është larguar nga banesa duke braktisur fëmijët e mitur. Policia bën me dije se bëhet fjalë për 21-vjeçaren me inicialet S.SH.,  Sipas vjehrrit, nusja është larguar prej 20 ditësh.

“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka bërë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur”, njofton policia.

Policia po punon për të gjetur 21-vjeçaren.

Të Fundit