Vjedhja ne QSUT/Shtrohet ne repartin e pneumologjise, i vjedhin 300 mije leke

Jemi ndalur në QSUT, pasi një paciente, e cila ka qenë e shtruar në Pavionin e Pneumologjisë në 2 maj, thotë, se i kanë humbur sendet me vlerë, në shumën e rreth 300 mijë lekëve. Ajo thotë, se askush nuk mban përgjegjësi për atë që i ka ndodhur.Kur ka pyetur në filli, i kanë thënë, se sendet e saj ishin në dhomën e infermierisë. Ditën tjetër, kur familjarët kanë ardhur dhe i kanë kërkuar, çanta nuk ishte më. Në shërbimin e sigurisë nuk dinë gjë dhe thonë, se nuk lejohet të hyjnë njerëz nga jashtë.

Denoncuesja, që pretendon, se i kanë humbur sendet më vlerë, kur ishte e shtruar në QSUT, thotë, se e ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë nr, 4, por asnjë punonjës policie nuk është dukur, që të shohë nga afër situatën në spital, apo të bëjë verifikime.Në iu drejtuam drejtorisë së QSUT-së, që mohoi të kishte denoncime nga Pavioni i Pneumologjisë. Nga ana tjetër drejtoria vendore e e policisë Tiranë na deklaroi zyrtarisht, se ka kallzim për këtë ngjarje dhe materialet janë referuar në prokurori për hetime.

Të Fundit