Dy javë më parë trasmetuam një ngjarje të ndodhur në Polis, Elbasan në 11 janar 2018. Pronari i një sasie të madhe cigaresh, demaskoi zyrtarët e hetimit, të cilët u korruptuan nga i dyshuari kryesor i vjedhjes, Ismail Balla. Në magazinën e tregtarit nga Cërriku, u gjetën 54 koli cigare, që përputheshin me cigaret e vjedhura, sipas investigimit, që i dëmtuari bëri.Në 15 janar 2018, policia Elbasan, e përfaqësuar nga eksperti kriminalist Gentian Hidri, konstatoi në praninë e viktimës dhe të dyshuarit, Ismail Balla, sasinë prej 54 koli cigaresh. Atë natë eksperti Hidri e përcolli denoncuesin dhe të nesërmen bëri bllokimin e cigareve të vjedhura. Por eksperti kriminalist Gentian Hidri, ia la në ruajtje cigaret e vjedhura, të dyshuarit kryesor, Ismail Balla. Ky marifet i dha kohë dhe mundësi, që Ismaili të zëvendësonte kolitë e vjedhura me koli të tjera, të blera sipas tij, në Fier në Berat.Por faturat e shitjes nuk përputhen. Pas publikimit të provave nga ana e emisionit “Stop”,mësohet, se Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim të ri.Tani gjykata e Elbasanit duhet të kthejë sërish këtë dosje në prokurori për detyrat e parealizuara.
- +355 67 220 8888
- [email protected]