Viti i ri shkollor, Kushi uron nxënësit: Zyra ime do jetë më shumë e juaja

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Kushi thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.

Ndër të tjera ajo u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.

Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri. Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin. Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë.

Të Fundit