Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.
Përmes publikon një video-mesazhi të shefes së Infektivit, Najada Çomo, në ‘Facebook, ku kjo e fundit thekson se një pjesë e madhe e personave që aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv, janë persona që nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në gjendje më të rënduar.
Sipas saj, qytetarët duhet të vaksinohen për të shpëtuar jetë.
Mesazhi i Najada Çomos:
Përkundrazi, virusi është midis nesh dhe ne jemi të ekspozuar karshi virusit COVID-19. Në pjesë e personave akoma nuk janë vaksinuar dhe natyrisht ata persona që nuk janë të vaksinuar në një numër i caktuar rastesh që ndodhen të shtruar në spitale, disa prej të cilëve edhe në gjendje të rënduar. Ndaj thirrja ime është: Vaksinohuni, për të shpëtuar jetën.