Vijon prej 3 ditësh zjarri në Karaburun,ndërhyrja e zjarrfikësve e vështirë

Prej tre ditësh vijon zjarri në gadishullin e Karaburunit. Bëhet me dije se deri më tani zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Nga ana tjetër është duke u punuar me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi automjetet e kanë të pamundur të ngjiten pranë vatrave të zjarrit. Ndërkohë që paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Të Fundit