Vidhet sërish kisha e Shën Sotirit në Korçë.
Mëngjesin e kësaj të marte është vjedhur konizma e kishës, e cila ndodhet në Bulevardin Republika.
Persona ende të paidentifikuar e kanë vjedhur për të disatën herë arkën e dhurimeve nga besimtarët e Korçës.
Policia është duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale për vënien para përgjegjësive personat të cilët aktualisht janë të paidentifikuar.
Sipas Mitropolisë së Korçës ajo që i shqetëson më tepër është dhunimi i objekteve të kultit se sa vjedhja ndërkohë që kërkojnë nga ana e policisë kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët.