“Lyen ca mure me bojë, po të duan ta bëjnë çdo ditë”, Rama për protestën e opozitës: Çorbë që e gatuan i njëjti kuzhinier

Kreu i qeverisë Edi Rama, i pyetur për protestën e opozitë që u zhvillua më 12 nëntor, është përgjigjur me ironi, duke thënë ndër të tjera se as nuk i ka parë sesa persona kanë qenë në shesh dhe as nuk i intereson.

Ai i ka cilësuar ata militantë, duke thënë se nuk kanë lidhje me popullin, por se ishte një protestë politike e organizuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i akuzoi se paguhen nga të huajt për të bërë dëm.

“Për ca proteste më flisni? Për cilët qytetar? Për një protestë partish? Një nongratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre? S’ka lidhje me popullin, është protestë partish për pushtet, për të prishur e për të marrë, me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën të punonin punëtorët natën për ta larë… ça proteste?

As nuk di sa ishin, as i kam parë as më interesojnë, mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i njëjti kuzhinier, një nongrata. Më vjen keq që militantë shkojnë pas atyre që paguhen nga të huajt për të bërë dëm”, u shpreh Rama.

Të Fundit