Vidhen katër familjeve në Lezhë, hajdutët i’u presin kokën bagëtive dhe i marrin

Vjedhje masive bagëtish janë raportuar në fshatin Torovicë në Lezhë.

Gjate natës së mbrëmshme janë vjedhur bagëti të imta e të trasha.

Të dëmtuarit denoncojnë se hajdutët ju kanë prerë kokën bagëtive dhe i kanë marrë.

Banoret thonë se kjo është një situatë e përsëritur, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet hetimore.

Uniformat blu po vijojnë punën me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa banorët shprehen se dëmi që i’u është shkaktuar është mjaft i madh.

Të Fundit