Policia e Tiranës ka mundur që të identifikojë personin që lëvizi me mbi 300 kilometra në orë në tunelin e Kalimashit. Uniformat blu kanë njoftuar se kanë shoqëruar Aleks Vishën dhe kanë sekuestruar makinën me të cilën është filmuar duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Bëhet fjalë për një makinë tip “Ferrari”. Pasi lëvizi me një shpejtësi të lartë brenda në tunel, Visha postoi një video në rrjete sociale. Për shkak të shpejtësisë së lartë në një moment, “Ferrari” për pak u përplas me një mjet tjetër që po qarkullonte në tunel.
“Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Ferrari” me drejtues shtetasin Aleks Visha, të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat”, njoftoi policia.
Ndaj Vishës është vendosur një gjobë prej 100 000 lekësh. Ndërkohë, në momentin e shoqërimit ai ka bërë një video tjetër të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale ku shfaqet i relaksuar ndërsa përpara dhe mbrapa ka policë./TvKlan