Është rënduar bilanci i viktimave nga zjarri që përfshiu resortin e skive Kartalkaya në provincën veriperëndimore Bolus të Turqisë.
Zjarri raportohet se filloi në restorantin e hotelit dhe u përhap në të gjithë ndërtesën për shkak të izolimit të jashtëm prej druri. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura, sipas Hurriyet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kohë kur shumica e pushuesve ishin në gjumë, gjë që e vështirësoi edhe më shumë situatën, raportojnë mediat turke.
Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 persona.
Videot e filmuara nga vetë turistët gjatë aksionit të shpëtimit, kanë kapur momentet teksa vizitorët lidhnin çarçafë për t’u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë.
Dy nga viktimat sipas autoriteteve, thuhet se u vranë pasi u hodhën nga ndërtesa në panik.