VIDEO/ U përplas për vdekje nga makina, familja e të ndjerit i fal gjakun e të birit familjes së autorit në Kosovë

Familja Halimi në Podujevë të Kosovës ka falur gjakun e 30-vjeçarit, Adnan Halimi, i cili vdiq dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti rrugor në Prishtinë.

Viktima po lëvizte me biçikletë, kur u përplas për vdekja nga një makinë.

Në videon e shpërndarë nga mediet në Kosovë, duket momenti kur familja e të ndjerit i fal familjes Musa gjakun e birit të tyre, në ceremoninë e varrimit të 30-vjeçarit.

Dy familjet japin duart dhe përqafohen.

Mediet lokale ne vend raportojnë se fy familjet janë fqinje dhe se i ndjeri dhe autori i aksident ishin shokë.

Të Fundit