Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të mërkurë pamje se si do të duket zona e Spitallës në Durrës ku ka nisur puna.
Kreu i qeverisë thotë se aty do të ndërtohet mushkëria e re e qytetit të ri bregdetar.
“Mirëmëngjes dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.