VIDEO/ Punonjësit e Postës hanë gabimisht çokollatat me hashash, lëvizin të trullosur rrugëve

Punonjësit e postës “Royal Mail” në Londër janë në telashe pas një video që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat britanike. Ata shihen të trullosur rrugëve, gjatë orarit të punës, pasi kanë konsumuar gabimisht disa ëmbëlsira me hashash.

Punëtorët, që thuhet se kishin ngatërruar ushqimet me një kuti “Pablo Chocobar” me ëmbëlsira, u filmuan duke ecur në mënyrë të paqëndrueshme dhe duke pasur nevojë për ndihmë në Clapham, në jug të Londrës, shkruan media britanike Metro.

“Sot pothuajse të gjithë postuesit në Clapham hëngrën aksidentalisht hash brownies (ëmbëlsira me hashash) dhe unë duhej t’i merrja ata një nga një sepse ishin shumë ‘high’. Një djalë tha se po shkonte te një derë dhe mendoi se po ecte përgjithmonë”, ka shkruar një ka publikuar pamjet, me gjasa koleg i tyre.

Pamjet u postuan në Instagram Stories përmes një llogarie e cila tashmë është fshirë. Posta “Royal Mail” nuk e pa anën qesharake të incidentit dhe po shqyrton masën disiplinore. “Ne presim standardet më të larta të sjelljes nga njerëzit tanë në çdo kohë”, ka thënë një zëdhënës i Postës.

https://metro.co.uk/video/royal-mail-postmen-filmed-stumbling-accidentally-eating-weed-brownies-2604783/?ito=vjs-link

Të Fundit