Video /Punëtori shqiptar shpëton italianin e ngecur në përmbytje – Stop
Bota, Të Gjitha

Video /Punëtori shqiptar shpëton italianin e ngecur në përmbytje

Një punëtor shqiptar i quajtur Agim Petani, ka shpëtuar jetën e një qytetari italian që ka qenë duke u mbytur gjatë reshjeve të fundit që prekën disa zona të Italisë.
Agimi është hedhur me not për të ndihmuar të moshuarin që ka ngecur, pasi makina e tij është mbytur nga rrebeshi. Më pas disa persona kanë sjellë një litar dhe burri është nxjerr jashtë ujit duke u tërhequr me traktor. Historia e tij ka marrë vëmendjen e Rait, që tregon ndër të tjera se Agimi ka mbërritur në Itali në vitin 1998 me gomone, ndërsa tashmë punon në bujqësi. “Për mua ishte një histori e bukur që shpëtoi një jetë njeriu”, ka thënë shqiptari për RAI.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *