Video/ LSI ngjallet nga hiri si feniksi, premtimi i Metes i lexuar gabim-Stop-28 Prill 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi doli sot për herë të parë publikisht pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke kërkuar ndjesë për mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale dhe djegien e mandateve. Zëdhënësi i LSI-së, Klajdi Bodlli, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku thuhet, se LSI do të ripërtërihet sërish, si feniksi nga hiri i vet.Presidenti Meta kishte deklaruar, se nëse Edi Rama merrte 71 mandate, ai në 26 prill do të jepte dorëheqjen. Por as Rama nuk mori 71 mandate dhe as Meta nuk u dorëhoq, pasi nuk tha për cilin vit do të ishte ky akt.

Të Fundit